Kultura

Admir Doçi pritet si yll në festivalin e kitareve «Akkorde»

Festivali që i kushtohet vetëm kitarës, mbahet për çdo vit ndërsa pika kulmore e tij, më 1 tetor do të jetë koncerti i Admir Doçit në bodrumin e kështjellës Tiengen

Koncerti i kitaristit shqiptar Admir Doçi në bodrumin e kështjellës së Tiengenit po pritet si pikë kulmore e festivalit të kitarave “Akkorde”

“Festivali “Akkorde” është një projekt i përbashkët i qyteteve Rheinfelden (Gjermani dhe Zvicër) dhe qyteteve tjera gjermane si Laufenburg, Bad Säckingen, Tingen, Wehr etj., thuhet në njoftimin e organizatorit.

Festivali që i kushtohet vetëm kitarës, mbahet për çdo vit ndërsa pika kulmore e tij, më 1 tetor do të jetë koncerti i Admir Doçit në bodrumin e kështjellës Tiengen, transmeton albinfo.ch.

Admir Doçi konsiderohet si mjeshtër i muzikës së re. Interpretimet e tij vlerësohen shumë lart nga shtypi ndërkombëtar për artin e tyre virtuoz dhe për mjeshtërinë e tij teknike.

E veçantë në koncertin e ti të 1 tetorit do të jetë prezantimi i tij me kitarën karakteristike të tij, që ka 13 tela. Me këtë instrument të punuar vetë, virtuozi nga Tirana do të interpretojë nga literatura origjinale për instrumentin oriental me tela “ud” dhe transkribsione nga epoka e Barokut.

Admir Doçi ka lindur më 1982 në Tiranë, dhe është kitarist i njiohur nga Shqipëria

Admiri ka ndjekur mësimet në liceun e arteve “Jordan Misja” si dhe në Universitetin e arteve të Cyrihu të udhëhequra nga Anders Miolin. Pas diplomimit në vitin 2004 me cilësinë më të lartë, përfundoi shkallën “Master për performance”.