Sport

Admir Mehmedi dërgon Leverkusen-in në Ligën e Kampionëve

Goli i futbollistit shqiptar Admir Mehmedit ishte vendimtar për kualifikimin e Bayern Leverkusenit në ligën e kampionëve.

Mehmedi shënoi në minutën e 48 në portën e portierit të kombëtares shqiptare, Etrit Berishës, për të shtuar epërsinë e rezultatit për 2-0 kundër ekipit italian, Lazios, para se Karim Bellarabi të shënoi edhe golin e tretë për Bayern Leverkusenin.

Më këtë fitore Bayern Leverkusen vazhdon garën për në ligën e kampionëve, ndërsa Lazio eliminohet meqë në ndeshjen e parë klubi romak kishte fituar me rezultat 1-0 në Itali.
Albinfo.ch