Sport

Admir Mehmedi shënoi golin e javës në Gjermani

Goli i sulmuesit shqiptar, Admir Mehmedit është zgjedhur goli më i mirë i javës së kaluar në Bundesligë

Admir Mehmedit duket se “ia do” të luajë kundër ekipit gjerman, Mainz. Në dy takimet që Freiburgu gjatë këtij sezoni ka zhvilluar kundër Mainzit, sulmuesi shqiptar ka shënuar gol.

Për dallim prej golit të parë, ky i fundit ishte mjeshtëror dhe perfekt. Në ndeshjen Freiburg – Mainz, goli i shënuar nga Admir Mehmedi u zgjodh edhe si goli më i mirë i javës për xhiron e 29-të të bundesligës gjermane, transmeton albinfo.ch mediet gjermae.

Megjithatë, ky gol ishte i pamjaftueshëm për ekipin e tij Freiburg, pasi që humbi ndeshjen me rezultat 3-2.

Goli i Mehmetit mori 75,79 % të votave, i ndjekur më pas nga Leroy Sane i “Schalke 04” me 15,88 %. Në vendin e tretë u radhit goli i Tobias Werner nga “Augsburg” me 4,81 % dhe më pas i Sebastian Rode nga “Bayern München” që mori vetëm 3,52 % të votave.