Bota

Adoleshenti bëhet hero në SHBA, shpëton një person nga mbytja

Po të mos ishte 13-vjeçari vështirë se mund të shpëtonte ai

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një dron ka filmuar një operacion spektakolar të shpëtimit, kur Sam Ruskin, vetëm 13-vjeçar, është hedhur në det për të shpëtuar një person që po mbytej.

Ruskin ishte duke bërë sërf së bashku me një kushëri të tij, derisa ka arritur ta shpëtojë personin, të premten në Florida të SHBA-së, përkundër valëve të mëdha, shkruan ‘Blick’.

Ai kishte shkuar me barkë, megjithatë valët e mëdha e kishin ‘rrëmbyer atë’. Ai po mundohej të shpëtonte. “Pashë se barka që ishin në deti kërkonin ndihmë dhe pa hezitim kam shkuar”, ka thënë adoleshenti, përcjell albinfo.ch.

Po të mos ishte 13-vjeçari vështirë se mund të shpëtonte ai. “I dhashë bordin tim dhe notova drejt plazhit. Valët e forta na shkaktuan vështirësi. Ai dukej shumë i lodhur, dhe i tronditur nga ngjarja. Kjo është një zonë shumë e rrezikshme, sidomos kur valët janë të mëdha. Ai më ka falënderuar për këtë akt”, tregoi djaloshi amerikan.