Integrimi
Adoleshenti shqiptar kapet duke vjedhur tabelat e policisë!
Çmontimi i tabelave të regjistrimit të makinave të policisë është aktualisht "in" në mesin e të rinjve. Vjeshtën e kaluar ka konstatuar se ka gjithnjë më shumë raste kur të rinjtë provojnë të vjedhin ato
Adoleshenti 17 vjeçar me gjasë dëshironte të kishte për çfarë të lavdërohej para moshatarëve të tij dhe të përjetonte adrenalinën. Për këtë “arsye” ai kishte zgjedhur një sprovë të vështirë: të vidhte tabelat e regjistrimit nga automjeti i policisë.
Kjo ka ndodhur natën në mes të të enjtes dhe të premtes në Salzburg të Austrisë. Derisa i riu shqiptar po çmontonte njërën tabelë të makinës, para ndërtesës së policisë, ai zihet në vepër nga policët që rastësisht po kalonin aty, me një makinë tjetër.
I marrë në pyetje pas kësaj, 17 vjeçari pranon veprën. Ndaj tij është ngritur padia në prokurorinë kompetente.
Çmontimi i tabelave të regjistrimit të makinave të policisë është aktualisht “in” në mesin e të rinjve. Vjeshtën e kaluar ka konstatuar se ka gjithnjë më shumë raste kur të rinjtë provojnë të vjedhin ato. Për ta bërë këtë veprim ata shfrytëzojnë momentet kur policët janë të zënë ose të preokupuar me gjëra të tjera, shkruan orf.at.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor