Fun
Aeroplani i stërmbushur, pasagjerët mbesin në këmbë
Kompania ajrore nacionale e Pakistanit ka hapur një hetim, pasi që shtatë pasagjerë kanë udhëtuar në këmbë për më shumë se katër orë në aeroplan.
Më 20 janar, në bordin e Boeingut 777, i cili ndërlidhte Karachi-Medine (Arabia Saudite), mbretëronte pa dyshim një atmosferë me atë që njohim në autobusët e qytetit. “Pakistan International Airlines” ishte me plot 409 pasagjerë. Në fakt, shtatë pasagjerë më shumë ishin në bord, raporton gazeta “The Dawn”, e cituar nga “The Guardian”. Ata kanë arritur të hyjnë brenda aeroplanit falë një bilete të shkruar me dorë.
Fluturimi me një numër të pasagjerëve ajror më të madh se sa ka vende konsiderohet shkelje e rëndë e rregullave të sigurisë. Në rast incidenti, pasagjerët shtesë nuk kanë vende ku të kapën dhe nuk gëzojnë maskë oksigjeni. Ata gjithashtu mund të pengojnë evakuimin e të tjerëve në raste emergjente.
Piloti është informuar shumë vonë
Kapiteni ka pohuar se kishte qenë i informuar për parregullsi pas ngritjes së avionit. “Një kthim në Karaçi do të kishte kërkuar lirimin e një sasie të madhe të vajgurit dhe një gjë e tillë nuk ishte në interes të kompanisë”, shpjegoi ai.
Kompania pakistaneze, e cila bart 4.5 milionë pasagjerë në vit, është duke përjetuar vështirësi të mëdha. Kompania është në borxhe të thella dhe është përballur me skandale të korrupsionit. Dikur e shumënjohur, aeroplanët e saj tani janë të akuzuar rregullisht për shërbimin e tyre të varfër: për shembull, për ushqim të mykur, i cili u ishte shërbyer udhëtarëve kohët e fundit. Në vitin 2013, në
Mbretërinë e Bashkuar një pilot u arrestua i dehur, ndërsa ishte gati për të fluturuar me 150 persona në bord.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën “Tokat janë thelbësore për jetën: ato sigurojnë prodhimin e ushqimit, filtrojnë ujin dhe strehojnë një...
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga