Bota

Aeroplani nuk arrin të aterojë në Salzburg për shkak të erërave të forta

Aeroplani i nisur nga Polonia, siç shihet edhe në video fillon të lëkundet në ajër, duke u munduar të aterojë, por pa sukses, dhe detyrohet që të ngritet prapë lart.

Një aeroplan që ishte nisur nga Polonia me destinacion Austrinë nuk ka arritur të aterojë për shkak të erërave të forta në këtë vend, raporton “Euronews”.

Pamjet amatore tregojnë momentin kur një aeroplan i mbushur plot me pasagjerë nuk arrin të aterojë në aeroportin austriak të Salzburgut, përcjell albinfo.ch.

Aeroplani i nisur nga Polonia, siç shihet edhe në video fillon të lëkundet në ajër, duke u munduar të aterojë, por pa sukses, dhe detyrohet që të ngritet prapë lart.

Pasi u ngrit ai është detyruar të fluturojë përsëri në aeroportin e Frankfurtit, derisa më pas nuk kishte probleme tjera.

Stuhitë e fuqishme shkaktuan shumë dëme në Evropën Qendrore dhe Veriore gjatë fundjavës, ku kishte përmbytje të mëdha dhe erëra të forta, që lanë të paktën gjashtë të vdekur.