Shkurt.ch
Aeroplani zviceran „Solar Impulse 2″ i kthehet udhëtimit rreth botës
Aeroplani zviceran „Solar Impulse 2″, i cili fluturon me energji diellore, po bën përpjekjen tjetër për të kryer udhëtimin rreth botës prej 35 mijë kilometrash pa një pikë të vetme karburanti.
„Solar Impulse 2″ nisi fluturimin të hënën nga Nagoya e Japonisë pas një ndalese të paparashikuar që zgjati një muaj.
Nëse kushtet e motit mbi oqeanin Paqësor nuk do të jenë të mira, „Solar Impulse 2″ do të detyrohet të kthehet.
Por pas një farë kohe, avioni nuk do të ketë më mundësi të kthehet në Japoni dhe do të detyrohet ta vazhdojë fluturimin mbi Paqësor. Fluturimi deri në Havaji është me rreziqe, sepse në rrast rreziku, avioni nuk ka ku të ulet.
Aeroplani nuk ishte planifikuar të ndalonte në Japoni, por u ul atje në fillim të qershorit për shkak të motit të keq. „Solar Impulse 2″ po fluturonet nga Nankini i Kinës për në Havaji.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë Shkolla Shqipe e fundjavës themeluar në janar 2009 nga një grup mësuesësh e vullnetarësh, pranë qendrës...
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
-
Irlandë: Ekspozitë nga artisti shqiptar, Azem Koleci
-
Simpoziumi i mantelbardhëve shqiptarë në Zvicër emocionon profesorët nga Kosova e Shqipëria
-
Hana nga Zvicra, Perla që u zbukuron gëzimet tuaja
Jeta në Zvicër
-
Ndërprerje e transportit publik në Gjenevë Priten ndërprerje të mëdha në linjat 15 dhe 17 të rrjetit të TPG gjatë një pjese...
-
Numër rekord i turistëve amerikanë në pistat zvicerane të skive
-
Simpoziumi i mantelbardhëve shqiptarë në Zvicër emocionon profesorët nga Kosova e Shqipëria
-
Hana nga Zvicra, Perla që u zbukuron gëzimet tuaja
-
Pensioni i 13-të i AHV-së do të financohet nga kontributet e punonjësve ose nga një rritje e TVSH-së