Jeta në Zvicër

Aeroporti i Cyrihut, për dy ditë, më shumë se 200 mijë pasagjerë

200 mijë njerëz do të fluturojnë të shtunën dhe të dielën, ose do të bëjnë një ndalesë të ndërmjetme për ndonjë destinacion tjetër nga aeroporti i Cyrihut.

Bëhet fjalë për rreth 25 mijë udhëtarë më shumë në ditë sesa mesatarisht. Deri të shtunën në orën 18.00, më shumë se 76 mijë pasagjerë u numëruan, tha një punonjës i aeroportit për agjencinë e lajmeve sda, përcjell albinfo.ch.

Duke pasur parasysh vëllimin e lartë të udhëtarëve, aeroporti i Cyrihut këshillon udhëtarët të planifikojnë kohë të mjaftueshme për të arritur në aeroport të paktën dy orë përpara nisjes.

Kush fluturon në SHBA, duhet të paraqitet tri orë përpara fillimit. Prej 20 korrikut do të zbatohen masa shtrënguese të sigurisë. Në portën e fluturimeve të SHBA-së pajisjet elektronike të udhëtarëve kontrollohen përsëri veç e veç.