Bota

Aeroporti i Cyrihut vendoset në Top 3 më të mirat e botës

Edhe pse aeroporti i Cyrihut është vendosur në vendin e tretë, sipas analizës, ka disa aspekte që mund të përmirësohen: shpesh kontrollet e pasagjerëve janë tepër të gjata, metrotë që lidhen me aeroportin janë deng të mbushura me pasagjerë, si dhe çmimet e artikujve nëpër shitoret e aeroportit janë tepër të larta.

Pastërtia, gatishmëria për t’ju ndihmuar nga personeli i aeroportit, lidhje të mira me qarkullimin rrugor, sinjale të qarta dhe kënaqësia e pasagjerëve e vendos aeroportin e Cyrihut në vendin e tretë në botë, sipas rangimit të 2018. Në vendin e dytë vendoset Hongkong International Airport, kurse në vendin e parë Singapore Changi, shkruan suissebook.ch, përcjell albinfo.ch.

Edhe pse aeroporti i Cyrihut është vendosur në vendin e tretë, sipas analizës, ka disa aspekte që mund të përmirësohen: shpesh kontrollet e pasagjerëve janë tepër të gjata, metrotë që lidhen me aeroportin janë deng të mbushura me pasagjerë, si dhe çmimet e artikujve nëpër shitoret e aeroportit janë tepër të larta.

Në anën tjetër, aeroporti Changi i Singapurit ka shitore atraktive, oferta për të kaluar kohën me teatër dhe Spa. Gjithashtu kontrollet e pasagjerëve aty funksionojnë shpejt.