Kosova

Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri fluturimesh

Numri prej 241,905 i udhëtarëve të shërbyer gjatë këtij gushti, paraqet rritje prej 11.35% referuar muajit të njëjtë të vitit të kaluar

Drejtori i Fluturimeve në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, Driton Hyseni ka thënë se muaji gusht ka konfirmuar performancën e shkëlqyer të LIMAK-ut në shërbimin e trafikut të planifikuar. Ai ka theksuar se 242 mijë udhëtarë kanë udhëtuar gjatë gushtit përmes aeroportit, që është rekord për këtë institucion, transmeton  albinfo.ch.

“Trendi i rritjes së trafikut vazhdon. Gjatë muajit gusht shënuam edhe rekordin e ri për numrin e udhëtarëve të shërbyer brenda periudhës një mujore, me 241,905 udhëtarë e që paraqet rritje prej 11.35% referuar muajit të njëjtë të vitit të kaluar.

Gjatë gushtit 2017, numri i vajtje-ardhjeve të aeroplanëve ishte 1,748 ose 9% më shumë se në gusht të 2016. Falënderojmë të gjithë shfrytëzuesit e Aeroportit!”, ka shkruar ai në një njoftim në facebook.