Bota

Aeroporti më i zbrazët në botë

Më shumë se 100 milionë njerëz në vit udhëtojnë përmes Aeroportit “Hartsfield-Jackson” Atlanta, aeroporti më i zënë në botë. Çdo ditë udhëtojnë më shumë se 250 mijë njerëz nga Aeroporti i Pekinit, që është i dyti në botë për numrin e pasagjerëve.

Kush i urren aeroportet e ngarkuara dhe dëshiron udhëtime të lehta? Aeroporti më së paku i ngarkuar është ai “Mattala Rajapaksa” në Mattala të Sri Lankës.

Aty n ditë kalojnë shtatë njerëz mesatarisht. Ai është i vendosur katër orë e gjysmë larg kryeqytetit Colombo. U hap në vitin 2013 dhe është aeroporti i dytë më i madh në Sri Lanka, shkruan Albinfo.

Konstruktimi i tij kushtoi plot 209 milionë dollarë. Në vitin 2016, ky aeroport kishte vetëm dy fluturime në javë dhe sot funksionon vetëm një linjë udhëtimi.

Nuk dihen planet zyrtare për të ardhmen e aeroportit më të zbrazët në botë.