Shkurt.ch

Aeroporti i Cyrihut me rekord të ri: 107 mijë udhëtarë për një ditë

Ndryshe, në një ditë mesatare nëpër këtë aeroport frekuentojnë (fluturojnë ose aterrojnë) rreth 70 mijë udhëtarë

107 mijë pasagjerë kanë udhëtuar ose kanë aterruar për një ditë. Ky është rekordi absolut i realizuar më 23 korrik (dje, e diele) në Aeroportin e Klotenit (Cyrihut). Rekordi i deritashëm ka qenë  103 mijë pasagjerë dhe qe arritur më 29 korrik të vitit 2016, bën të ditur një zëdhënëse e aeroportit, njofton srf.ch.

Ndryshe, në një ditë mesatare nëpër këtë aeroport frekuentojnë rreth 70 mijë udhëtarë.

Për shkak të qarkullimit të shtuar në kohën e pikut të pushimeve verore, ata që udhëtojnë duhet të rezervojnë që të jenë në aeroport së paku dy orë para fluturimit të planifikua, thotë zëdhënësja, transmeton albinfo.ch. Por edhe më shumë kohë duhet të kenë në dispozicion ata që udhëtojnë për në SHBA, gjegjësisht 3 orë para fluturimit. Për shkak të masave të ashpërsuara të sigurisë, në portat e kontrollit do të kontrollohen veç e veç të gjitha aparatet elektronike të atyre që fluturojnë për në SHBA.