Ekonomi
Agjentët e “Deutsche Bank” fitojnë 35 milionë dollarë nga problemet në Turqi
Sipas Bloomberg, agjentët me të ardhura fikse të “Deutsche Bank” gjeneruan një fitim prej 35 milionë dollarësh në dy javë, pasi problemet ekonomike në Turqi shkaktuan një rënie në asetet e të gjitha tregjeve në zhvillim.
Ata të cilët kanë investimet e tyre në “Deutsche Bank” dhe më së shumti punojnë në Evropën Qendrore dhe Lindore, në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, bënë më shumë se 10 milionë dollarë, kur lira turke u zhyt më shumë se në pothuajse dy dekada, shkruan ‘Scan’.
Një kreditor i lartë i Barclays Plc është përballur me humbje prej rreth 15 milionë funte kur kishte humbur një bast të obligacioneve turke gjatë disa ditëve të javës së kaluar, sipas njerëzve në dijeni të kësaj çështje. Firmat më të mëdha financiare në botë po ndiejnë ndikimin e trazirës në Turqi, ku sanksionet dhe tarifat e SHBA-së të shkaktuara nga burgosja e një pastori amerikan janë përplasur me një ekonomi tej mase të nxehur, përcjell albinfo.ch.
Tregjet lokale tregtare të “Deutsche Bank”, me në krye Adytia Singhal, kanë bërë rreth 135 milionë dollarë këtë vit, sipas njerëzve të pyetur. Në muajin korrik huadhënësi më i madh i Gjermanisë u zotua të ruajë vendin e vet si agjenti i katërt më i madh në botë me të ardhura fikse dhe valuta, duke u kthyer pas thirrjet e bëra për një ristrukturim më radikal.
Charlie Olivier, një zëdhënës i “Deutsche Bank” në Londër, nuk pranoi të komentojë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?