Lajme

AGK bëhet pjesë e Federatës Evropiane të Gazetarëve

Kosova është renditur në mesin e 43 shteteve anëtare të kësaj në Federatën Evropiane të Gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) edhe zyrtarisht është pranuar në Federatën Evropiane të Gazetarëve, duke u listuar kështu si anëtari i 69-të i kësaj organizate. Po ashtu, sipas një njoftimi të AGK-së, Kosova është renditur në mesin e 43 shteteve anëtare të kësaj Federate.

Kjo federatë përfaqëson mbi 320 mijë gazetarë nga 42 vende të Evropës.

AGK falënderon përfaqësuesit e Federatës Evropiane të Gazetarëve për besimin e dhënë teksa shpreh gatishmëri dhe përkushtim për bashkëpunim në mbrojtje të gazetarëve dhe të avancimit të fjalës së lirë.

“Vlerësojmë se ky është një tregues i mirë i solidaritetit dhe përkrahjes ndaj gazetarëve në nivel ndërkombëtar, avancimit të lirisë së medies në vend dhe përmirësimit të kushteve për ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarisë në Kosovë. AGK mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve si dhe krijimin e një ambienti të sigurt për punë profesionale”, thuhet në komunikatën e këtij Asociacioni.

Edhe kryetari i AGK-së Zekirja Shabani  e ka konsideruar të arritur të veçantë anëtarësimin e AGK-së në Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve.

“Urime për te gjithë koleget gazetarë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sapo është bërë pjesë e Federatës Evropiane të Gazetarëve. Thank you EFJ. AGK shumë shpejt do të rikthehet me të drejta të plota edhe në Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve”, ka thënë ai.