Sporti

Agolli: Shqipëria është në rrugën e duhur

Takimi i Kombëtares me Italinë nis sonte me fillim prej orës 20:45 në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Ndeshja është e vlefshme për xhiron e fundit kualifikuese.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, ka thënë se kuqezinjtë janë në “rrugën e duhur” pak para ndeshjes kualifikuese për Botëror ndaj Italisë.

Takimi nis sonte me fillim prej orës 20:45 në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Ndeshja është e vlefshme për xhiron e fundit kualifikuese.

“Nuk kam luajtur qe një muaj dhe lëndimi ka ndikuar në formën time. Mund të them se Italia është në nivel shumë të lartë, por më ndryshe nga Spanja, andaj duhet të mendojmë më ndryshe”, ka thënë 34-vjeçari në konferencën për media, shkruan Albinfo.ch.
Pas humbjes 3 me 0 nga Spanja, u kuptua se Shqipëria mbetet në shtëpi, Italia shkon në “Play-Off” e Spanja direkt në Botëror.
“Pas ndeshjes me Spanjën kemi analizuar elemente të ndryshme me trajnerin dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur”, ka shtuar Agolli.