Shqipëria

Agresori i masakrës në Vlorë nuk shfaq pendesë: ‘Më akuzuan për vjedhje’

Përkundër kësaj, agresori i masakrës së Selenicës nuk ka shprehur pendesë në polici, por nga deklarimet e tij të para, ngjarja ka ardhur pasi një nga djemtë e Demirit e kishte akuzuar për vjedhje.

Vrasje e tetë anëtarëve të një familjeje në fshatin Selenicë të Vlorës ka tronditur jo vetëm Shqipërinë, por lajmi ka marrë jehonë edhe te mediat e huaja.

Përkundër kësaj, agresori i masakrës së Selenicës nuk ka shprehur pendesë në polici, por nga deklarimet e tij të para, ngjarja ka ardhur pasi një nga djemtë e Demirit e kishte akuzuar për vjedhje.

“Që prej momentit që u shoqërua në ambjentet e DVP Vlorë, autori po pyetet në disa seanca nga strukturat policore përkatëse mbi rrethanat e krimit. Nga hetimet e deri tanishme dhe nga deklarimet paraprake të shprehura prej tij, ka rezultuar se e ka kryer aktin kriminal për motive të dobëta/banale, (autori është shprehur se pjesëtarë nga dy familjet Zykaj e kanë akuzuar për vjedhje). Lidhur mbi këtë, por edhe në pista të tjera Policia po vijon hetime të imtësishme deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Vlorës.

Këshilli Bashkiak i Selenicës ka shpallur ditë zie këtë të shtunë. Agresori u kap pas ndjekjes masive prej policisë mëngjesin e ditës së sotme.