Kosova

Ahmetaj: Nuk duhet të përmenden afate kohore për vizat

Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka komentuar deklarimin e fundit të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili tha se heqja e vizave për kosovarët mbase mund të fillojë brenda javësh, e më pas procesi të përfundojë tërësisht për disa muaj.

Ahmetaj ka thënë në një intervistë për Klan Kosovën se jo që nuk është punë javësh, por është “joserioze të flitet për afate kohore”, përcjell albinfo.ch.

“E rëndësishme për ne është që të ratifikohet demarkacioni që ne nga Kosova të mos e bllokojmë procesin”, ka thënë ajo.