Maqedonia

Ahmeti: Shqiptarët i përgjigjen pozitivisht referendumin për emrin

Marrëveshja Maqedoni- Greqi e rëndësishme sipas kryetarit të BDI-së.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se marrëveshja për emrin e arritur me Greqin është shumë e rëndësishme për Maqedonin.

Ai ka thënë se në rast se organizohet referendum shqiptarët do t’i përgjigjen pozitivisht atij.

“Unë mendoj që shqiptarët janë të përgjegjshëm, e dinë rëndësinë e kësaj çështje kaq të madhe të ardhmen e shqiptarëve të Maqedoni dhe vendit, dhe do t’i përgjigjen pozitivisht referendumit, do të jenë pjesëmarrës, vulosës të një procesi jashtëzakonisht të rëndësishëm mbi të ardhmen mbi perspektivën, por edhe njëherë kontribuues të mëdhenj të paqes, stabilitetit dhe sigurisë dhe ardhmërinë e këtij vendi”, ka deklaruar Ahmeti për televizionin Alsat.