Bota

“Air Berlin”, me humbje rekorde

Kompania ajrore gjermane “Air Berlin” ka raportuar për humbje rekorde për vitin financiar 2016. Këto humbje, sipas vetë kompanisë kanë ardhur si rezultat i kostos së lartë të operacioneve të ristrukturimit.

Humbjet neto të kompanisë ajrore kanë arritur një rekord prej  782 milionë eurosh, që janë më shumë se humbjet pre 447 milionë euro në vitin 2015, shkruan Air Berlin, përcjell albinfo.ch.