Bota

“Air Berlin” zbret aeroplanët më 28 tetor

Linja ajrore gjermane “Air Berlin” njoftoi se do të ndalojë fluturimet deri më 28 tetor.

Kompania shpalli falimentimin në gusht dhe avionët e saj fluturojnë falë kredisë së shtetit. Pastaj menaxhmenti filloi negociatat me më shumë investitorë për shitjen e pjesëve të kompanisë.

Bisedimet me “Lufthansën” dhe “Izzit” do të zgjasin deri të enjten dhe pas nënshkrimit të kontratave, “Air Berlin” do të ndalojë operacionet. Transportuesit “Niki”, të cilët fluturojnë drejt destinacioneve turistike dhe “El-ji volter”, që vepron si pjesë e “Air Berlin”, nuk janë të paaftë të paguajnë dhe do të vazhdojnë të funksionojnë.

Shumica e fluturimeve të “Air Berlin” në destinacione të largëta tashmë janë anuluar, përcjell albinfo.ch.

“Lufthansa” është e interesuar për disa nga fluturimet e “Air Berlin”, të cilat mbulojnë 81 avionë dhe “Izzit” është e interesuar për fluturimet nga 27 deri në 30 avionë.