Bota

“Airberlin” i falimentuar bëri aterrimin e vet të fundit

Aterrimi i fundit aeroplanit me këtë mbishkrim ka ndodhur në Aeroportin “Tegel” të Berlinit, ndërsa nisja ishte bërë në Aeroportin e Munihut

Kompania ajrore tashmë e falimentuar, “Air Berlin” ka bërë mbrëmë pak para mesnatës aterrimin e fundit. Kështu ka përmbyllur periudhën afër 40 vjeçare të ekzistimit të saj, kompania e dytë më e madhe ajrore e Gjermanisë. Aterrimi i fundit aeroplanit me këtë mbishkrim ka ndodhur në Aeroportin “Tegel” të Berlinit, ndërsa nisja ishte bërë në Aeroportin e Munihut.

Që nga themelimi, në vitin 1979, kompania ka transportuar mbi pesëqind milionë pasagjerë, ka njoftuar Air Berlin. Pasi që koncerni nga mesi i muajit gusht kishte shpallur se ishte në borxhe të mëdha, dje ka ardhur edhe fundi i saj i pritur,

Flotën e mbetur nga kompania do ta ndajnë mes vete Kompania  më e madhe Ajrore e Gjermanisë, “Lufthansa” dhe linja britanike e fluturimeve me çmim të ulët, “Easyjet”.