Sport

Ajeti e Alioski në mesin e yjeve që pritet të largohen nga Zvicra

‘Blick’ ka bërë një renditje me 12 lojtarët më të mirë që edicionin e ardhshëm nuk pritet të jenë pjesë e Superligës zvicerane. Në mesin e 12 futbollistëve janë edhe Albian Ajeti dhe Ezgjan Alioski

Afati kalimtar veror po afrohet dhe shumë futbollistë pritet të largohet nga kampionati zviceran. ‘Blick’ ka bërë një renditje me 12 lojtarët më të mirë që edicionin e ardhshëm nuk pritet të jenë pjesë e Superligës zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Në mesin e 12 futbollistëve janë edhe Albian Ajeti dhe Ezgjan Alioski.

Vlera e Ezgjan Alioskit vlerësohet të jetë 2.160.000 euro. Ai ka kontratë me Luganon deri më 2018, por pritet të largohet nga Ticino në verë. Serie A ose Bundesliga janë destinacionet për të.

Vlera e Albian Ajetit është 1.650.000 euro. St. Gallen ka siguruar përfundimisht kartonin e tij, por ai gjatë verës me gjasë do të largohet drejt Bundesligës.