Sport

Ajeti, futbollisti i muajit në Zvicër

Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti është shpërblyer për formën e jashtëzakonshme që po kalon.

Ajeti është zgjedhur është futbollisti i muajit tetor nga e përditshmja zvicerane ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.

Ai ka fituar 29.7 % të votave, duke mundur kandidatët tjerë, kurse mbrojtësi i Young Boys, Kevin Mbabut mori 27.2% të votave.

Albiani është rikthyer në Basel, pikërisht në muajin tetor, dhe ka filluar të shkëlqejë me gola, duke shënuar dy gola të rëndësishëm për ekipin e tij.

Sulmuesi shqiptar ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, se në cilën kombëtare do të luajë.