Sport

Ajeti, i gatshëm për Ligën e Kampionëve

“Për çdo futbollist është një ëndërr të luaj në Ligën e Kampionëve. Gati për të mërkurën”, ka shkruar Ajeti në rrjetet sociale

Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti është rikthyer furishëm në Basel, ku në fundjavë shënoi golin e parë në ndeshjen e parë, që nga transferimi nga St. Gallen, shkruan albinfo.ch.

Por, Ajeti është i gatshëm edhe për një sfidë shumë të rëndësishme, siç është ajo në Ligën e Kampionëve kundër CSKA Moskës.

“Për çdo futbollist është një ëndërr të luaj në Ligën e Kampionëve. Gati për të mërkurën”, ka shkruar Ajeti në rrjetet sociale.

Ai ende nuk ka vendosur se për cilën Kombëtare do të luajë, derisa mund të zgjedh Zvicrën, Shqipërinë ose Kosovën.

Albiani është vëllai i Arlind Ajetit, futbollistit të Kombëtares shqiptare, i cili luan në Crotone.