Sport

Ajeti i pafat, lëndohet sërish

Arlind Ajeti është lënduar dhe nuk do të luajë ndaj Chievos. Mbrojtësi shqiptar ka pasur shumë lëndime këtë sezon dhe për këtë arsye ka luajtur shumë pak në Torino

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti është lënduar sërish dhe nuk do të luajë këtë fundjavë ndaj Chievos, shkruan albinfo.ch.

 

Ajeti kishte luajtur me Kombëtaren shqiptare ndaj Italisë, por gjatë javës është lënduar sërish dhe kështu nuk do të jetë në shërbim të Torinos.

 

Skuadra italiane po përballet me shumë lëndime dhe Ajeti pritej të niste ndeshjen nga minuta e parë, megjithatë, ky lëndim e lë jashtë fushës.

 

Mbrojtësi shqiptar këtë edicion është përballur me shumë lëndime dhe ka pasur shumë pak minuta në skuadrën e Torinos.