Sport

Ajeti në garë për futbollistin e muajit tetor

Deri në këto momente, Ajeti është në vendin e parë me 29 % të votave të përgjithshme

Futbollisti shqiptar, Albian Ajeti po shkëlqen për skuadrën e Baselit dhe tashmë është edhe në listë për t’u shpallur futbollisti i muajit tetor, shkruan ‘Blick’.

Sipas të përditshmes së madhe zvicerane, afati për të votuar është deri më 6 nëntor në ora 14:00, derisa fituesi do të merr 2000 franga, përcjell albinfo.ch.

Deri në këto momente, Ajeti është në vendin e parë me 29 % të votave të përgjithshme.

Ajeti është kthyer në klubin amë në fillim të tetorit dhe menjëherë ka filluar të shënojë gola. Futbollisti shqiptar ka realizuar në dy ndeshjet e para.

Rivalët e Ajetit në garë për lojtarin e muajit tetor janë: Samuele Campo (Lausanne), Marco Gjuric (GC), Kevin Mbabu (YB) dhe Simone Rapp (Thun).