Sport

Ajeti nuk do të kalojë në Basel këtë sezon

Abian Ajeti nuk do t’i bashkohet Baselit, së paku për edicionin e ri. Kështu ka thënë drejtori sportiv i Baselit, Marco Streller

 

Drejtori sportiv i Baselit, Marco Streller ka konfirmuar se sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti nuk do t’i bashkohet Baseli sezonin e ardhshëm, shkruan ‘Blick’.

Duket se bisedimet janë ndërprerë miqësisht. “Kemi ndalur miqësisht bisedime. Albian Ajeti nuk do të vjen në Basel këtë sezon”, ka thënë Streller, përcjell albinfo.ch.

20-vjeçari kishte paraqitje të jashtëzakonshme sezonin e kaluar, por duket se problemet financiare kanë ndikuar që marrëveshja të mos arrihet.

Supozohet se për Ajetin duhet pesë milionë franga zvicerane, dhe ka kontratë me St. Gallenin deri më 2021.