Sport

Ajeti nuk ndalet, goli i nëntë në Superligën e Zvicrës

Albian Ajeti ka shënuar kundër Thunit, që ishte goli i nëntë këtë sezon në Superligën zvicerane

 

Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti është në formë të jashtëzakonshme dhe nuk po ndalet së shënuari në Superligën zvicerane, shkruan albinfo.ch.

 

Ajeti shënoi gol për St. Gallenin në ndeshjen e vështirë si mysafirë të Thunit që përfundoi 2:2. Ajeti barazoi përkohësisht shifrat në 1:1 në minutën e 29-të të kësaj ndeshje.

 

Ky ishte goli i nëntë për sulmuesin shqiptar në 19 ndeshje të luajtura në këtë sezon me St. Gallenin në Superligën e Zvicrës.

 

Ai ditë më parë mori çmimin si lojtari më i mirë i muajit shkurt, çmim që jepet nga ‘Blick’.

 

http://www.dailymotion.com/video/x5f8r7h_goal-ajeti-al-thun-1-1-st-gallen_sport