Sport

Albion Ajeti në minutat shtesë të lojës gjunjëzon FC Sion

Albian Ajeti është aktivizuar deri më tani me ekipet kombëtare të moshave të Zvicrës, ndërsa nuk ka bërë ende zgjedhjen se për cilin ekip të parë përfaqësues do të luajë

Java e shtatëmbëdhjetë e Kampionatit futbollistik të Zvicrës,konsiderohet javë suksesi për futbollistët Albian Ajeti dhe Jahmir Hyka,të cilët si golashënues të dyfishtë u sollën fitore  të vlershme skuadrave të tyre.

Hyka  në pozitën e mesfushorit tek FC Luzen  ka shënuar në minutat 51 dhe 58 të pjesës së dytë të lojës duke ngritur rezultatin në 3me 0 ndaj FC  Vaduz,të  Principatës së Lishtenshtajnit . Me këto pikë të arkëtuara  skuadra bardhë e kaltër e  titullarëve  Jahmir Hyka e Hekuran  Kryeziu  ngjitet në pozitën e tretë të tabelës së klasifikimit, ndërsa  FC Vaduz i Albion Avdijat ,i cili në këtë takim as që ishte ftuar nga trajneri  Giorgio Contini ngelet edhe më tutje në vendin e fundit  me vetëm 15 pikë të tubuara.

albion23

Në anën tjetër FC.ST. Gallen  e Albian Ajetit dhe  Albert Bunjakut, i cili në ndeshjen e sotme ndaj FC Sion u aktivizua në minutat e fundit të lojës shënoi fitore falë efikasitetit të sulmuesit Albian  Ajeti i cili në minutat shtesë të lojës i sjell fitoren FC.ST. Gallen ndaj skuadrës solide të Sionit me rezultatin 2me 1

Mysafirët ishin të parët që erdhën në avantazh në minutën e 45-të  të pjesës së parë të lojës nëpërmjet qendërsulmuesit Elsad Zverotiq.

Pushimi prej pesëmbëdhjetë minutave ndërmjet dy pjesëve sikur i këndelli vendasit. Ata  u konsoliduan në mbrojtje dhe sulm dhe shtuan aksionet me rrezik serioz ndaj portës kundërshtare. Në minutën 63 Ajeti i shërbyer nga Marco Aratore mposht portierin Mitryshkin të Sionit  duke barazuar rezultatin në 1me 1.  Njëzeteshtatë minutat e mbetur të lojës ishin minuta të shpresës për futbollistët vendas  të cilën me gjithë rastet e shumta nuk shënuan.

Kur afër dymbëdhjetë mijë shikues menduan që skuadrat e takimit të sotëm FC . St. Gallen dhe FC. Sion ndanë pikët në skenë rishfaqet djaloshi me origjinë nga Podujeva,Albion Ajeti  dhe në sekondat e fundit të lojës bënë hetrik duke i sjellur  skuadrës së tij pikët e arta,ngase FC. ST. Gallen këtë kampionat e pati nisur keq. FC. ST. Gallen në saje të lojës së bukur të Ajetit të ri e mjaft ambicioz ik nga rreziku duke  u plasuar në vendin e gjashtë të renditjes tabelore me 21 pikë aq sa ka edhe i pesti FC. Grasshopper i Cyrihut.