CH-Ballkani

Ajkuna ndihmon të varfrit me punën e saj vullnetare

Ajkuna ndihmon të varfrit me punën e saj vullnetare

Ajkuna 2 11303441_10206915295020100_1126964212_n

Ajkune Ahmetaj është një grua e re 27 vjeçe dhe tashmë është mjaft e njohur te shqiptarët në Zvicër e sidomos te gjinia femërore në pjesën gjermanishtfolëse. Ajo punon si frizere në sallonin e zbukurimit, ku është vetë pronare.

Ajkunja ka lindur në Kosovë dhe deri në kohën e luftës së fundit ajo kishte jetuar atje me gjyshërit e saj, për të ardhur pastaj te prindërit në Zvicër.

Derisa po bënim intervistën me të ajo tregoi se në kohën kur ishte në klasën e pestë e kishte lëshuar Kosovën për të ardhur afër prindërve dhe që pastaj kishte kryer këtu shkollën deri në klasën e dhjetë e pastaj kishte kryer zanatin për frizere.

Veçantia e saj nuk është se ajo është frizere e njohur dhe se ka shumë fansa në facebook për punën e saj, por se ajo punon që të ndihmojë edhe të tjerët.

Preokupimin të ndihmuar të tjerët e kishte trashëguar nga gjyshi i saj tashmë i ndjerë, Destani, i cili i kishte ndihmuar shumë familje në Kosovë.

Ka ndihmën e familjes

„Unë qe dy-tre vite ndihmoj rregullisht familjet që kanë nevojë për ndihma, i ndihmoj dy-tri herë në vit dhe kjo është hera e gjashtë që ndihmoj. Unë e shoh se si plot familje më shkruajnë në facebook për të më kërkuar ndihmë dhe herën e fundit që isha në pushim në Kosovë kam ndihmuar një familje nga Jezerci i komunës së Ferizajt. Unë e pata vendos me i ndihmu dikujt kur të shkoj në Kosovë por nuk disha se kujt, pastaj disa që e dinin këtë, më propozuan që ta ndihmoj këtë familje nga Jezerci. Ia kam dhuru € 600” thotë Ajkuna.

Ajkuna është nënë e dy fëmijëve por për t`i ardhur rreth gjithë asaj pune, e ka përkrahjen e burrit dhe vjehërrve që i ndihmojnë për përkujdesjen e fëmijëve.

Meqenëse ajo nganjëherë i kushton një ditë pune të tërë për ti ndihmuar të varfrit në Kosovë, ajo falënderon mbështetjen jo vetëm të familjes por edhe të mikeshave të saj, që gjejnë kohë për të.

E përkrahin edhe shoqet

Jetlira Ora që është edhe mjaft e njohur me fotografinë e saj si ushtare e Zvicrës duke e bërë me duar simbolin e shqiponjës, është njëra nga shoqet e Ajkunës që i ndihmon në ditët kur punohet për ndihma familjeve skamnore në Kosovë.

„Edhe pse unë punoj në hotelieri e që është një orar i vështirë unë gjithmonë gjej kohë që ta ndihmoj Ajkunën kur ajo punon në ditët vullnetare. E kam shumë shoqe të mirë dhe e vlerësoj punën e saj që bën për t`i ndihmuar familjet“ shprehet Jeta Ora .

Familja nga Jezerci nuk është familja e vetme që ka ndihmuar frizerja Ajkune, ajo tregon edhe për raste të tjera në familje ku mënyrë të njëjtë ka tubuar të holla dhe se si personalisht ia ka dorëzuar dy herë të hollat „Kullës së jetimit“ në Brezovicë.

Klientët i njofton përmes facebook-ut do të punoj vetëm për ti ndihmuar një familje në Kosovë. Për një ditë të tillë ka arritur ti tuboj deri Fr. 800 .- dhe pastaj t`i dhuroj ato.

Derisa bashkatdhetarët nga Diaspora gjithmonë janë shprehur zemërhapur për të ndihmuar familjet skamnore, në Kosovë niveli i papunësisë vazhdon të mbetet shumë i lartë, duke ndikuar kështu edhe nivelin e përgjithshëm të varfërisë në Kosovë.

Gjenden mënyrat për të ndihmuar

Edhe 15 vite pas përfundimit të luftës shkalla e papunësisë dhe varfërisë vazhdon të mbetet e lartë, përderisa tashmë është periudha kohore kur Republika e Kosovës duhet të përmbush objektivat për Zhvillim të Mijëvjeçarit, që kanë për qëllim ta ulin dukshëm varfërinë globale.

Sipas statistikave zyrtare thuhet se varfëria e përgjithshme në Kosovë, ka arritur afër 30 për qind, kurse varfëria ekstreme mbi 10 për qind.

Për të zbutur sadopak këtë situatë të vështirë në Kosovë, bashkatdhetarët ndihmojnë në mënyra të ndryshme, ndokush përmes shoqatave humanitare e ndokush përmes firmave të tyre që kanë arritur sukses, e dikush në mënyrë private.

Sido që të jetë edhe Ajkunja, nënë e dy fëmijëve nuk do të ndalet me kaq. Ajo thotë se do t`i ndihmojë gjithmonë familjet e varfra dhe fakti pse dy-tri ditë në vit punon vetëm për ta, nuk e pengon asgjë.

Informimi përmes facebook-ut

„Unë qe dy-tre vite ndihmoj rregullisht familjet që kanë nevojë për ndihma, i ndihmoj dy-tri herë në vit dhe kjo është hera e gjashtë që ndihmoj. Unë e shoh se si plot familje më shkruajnë në facebook për të më kërkuar ndihmë dhe herën e fundit që isha në pushim në Kosovë kam ndihmuar një familje nga Jezerci i komunës së Ferizajt. Unë e pata vendos me i ndihmu dikujt kur të shkoj në Kosovë por nuk disha se kujt, pastaj disa që e dinin këtë, më propozuan që ta ndihmoj këtë familje nga Jezerci. Ia kam dhuru € 600” thotë Ajkuna

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/ajkuna-ndihmon-te-varfrit-me-punen-e-saj-vullnetare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.

 Biografi e shkurtë:

  • Emri e mbiemriAjkuna Ahmetaj
  • Prejardhja:Kosovë
  • Vendi ku vepron:Zvicër
  • Profesioni:Frizere