Bizneset

Ajrina 22 vjeçe, në krye të marketingut të firmës historike të orëve

Vajza emigrante shqiptare nga Maqedonia, Ajrina Rexhepi, punon në krye të marketingut të markës historike të orëve zvicerane, “Marvin”. Zbuloni takimin me një zonjushë të pasionuar për profesionin e saj, e cila  mbetet shumë e lidhur me vendin e origjinës. Ajo nuk harron  rrënjet e saj, pasi që dëshiron të sjellë markën për të cilën punon edhe në rajonin e shteteve të Ballkanit, duke hapur dyqanin e parë “Marvin” në Tiranë, në Shkup dhe në Prishtinë

E lindur në Neuchâtel, me banim në Landeron, Ajrina vjen prej një familjeje me prindër të arsimuar, me origjinë nga Shkupi. Prindërit e saj vendosën të braktisin vendin për të migruar në Zvicër në vitin 1989 për të përmirësuar kushtet e tyre socio-ekonomike. Më e madhja e dy motrave të tjera dhe një vëllai, Ajrina, arriti një karrierë shembullore socio-profesionale në moshën 22-vjeçare.

Albinfo.ch: Cili është rrugëtimi juaj shkollor dhe profesional në Zvicër?

Ajrina Rexhepi: Sa i përket rrugëtimit tim shkollor, unë jam me një diplomë CFC dhe kam kryer gjimnazin komercial, pastaj kam ndjekur kurse për Praktikën e monitorimit në Marketing në ndërmarrje në Neuchâtel, si dhe për të qenë specialiste në fushën Evenimente & Sponsorizim në Lozanë. Gjithashtu kam studiuar gjermanishten në Gjermani.

Ndërsa lidhur me trajnimin tim profesional, unë kam punuar  pothuajse 7 vjet në një kompani, e cila është specialiste në industrinë e makinerisë CNC në Landeron të Neuchâtel, ku kam kryer  trajnimin tim dhe ku kam punuar 4 vjet si asistente në sektorin shitje&merketing.  Falë kësaj kompanie, unë kam qenë në gjendje të fitoj të gjitha njohuritë e mia në fushën e marketingut. Por, pas gjithë këtyre viteve, fitova përshtypjen se ishte momenti për mua që të zbuloj një fushë tjetër, dhe ajo e orëtarisë më interesonte veçanërisht. Kam qenë e punësuar që nga shtatori 2017 pranë kompanisë së orëve  “Marvin SA” në Nidau, në Bernë. Që atëherë jam menaxhere e marketingut.

Albinfo.ch: Është një performancë profesionale shumë e mirë për një vajzë të re që të jetë kreu i marketingut e një marke historike zvicerane. Cili është sekreti i kësaj karriere të bukur në perspektivë?

Sekreti është motivimi.  Kurrë nuk duhet hequr dorë, madje edhe në momentet më të vështira. Një ditë çdo gjë paguhet nëse jeni me ambicie. Që kur isha më e re, më pëlqente të studioj dhe isha e  etur për të mësuar. Nuk është vetëm të mësuarit. Unë kam qenë gjithashtu e rritur në një familje, ku respekti, shkollimi dhe edukata personale janë një çelës i rëndësishëm.

Albinfo.ch: Si vajzë me prejardhje emigrante, rruga juaj ka qënë sigurisht  e mbushur me vështirësi. Na tregoni si keni ardhur deri këtu?

Edhe pse jam lindur në Zvicër, unë nuk flisja frengjisht  deri në klasën e parë. Kam pësuar shumë fyerje dhe ngacmime, të cilat më kanë prekur shumë. Është kjo që më ka shtyrë të eci përpara dhe të dëshmoj se edhe nëse jam një vajzë me origjinë emigruese dhe shqiptare, unë mund të arrij. Të gjitha të arriturat e mia ua kam borxh pirndërve të mi, të cilët më kanë inkurajuar gjithmonë me mundësitë e tyre.

Albinfo.ch: “Marvin” është orë historike. Disa figura historike në botë e kanë bartur atë. Çfarë ka të veçantë?

Marka “Marvin” ka një histori të pabesueshme që nga viti 1850. Ajo është një kompani e themeluar nga dy burra të mëdhenj  të orëtarisë në La Chaux-de-Fonds, Marc dhe Emmanuel Didisheim. Që atëherë, ata kanë frymëzuar një jetë të re në vlerat e markës që ende mbeten sot, orë me cilësi të lartë, me çmime konkurruese. Ne do të dëshironim që çdo person i klasës shoqërore të mbante një orë të cilësisë zvicerane në dorë. Ky është parimi dhe vlera jonë që168 vjet.

Orët ”Marvin” janë bartur nga ikonat më të mëdha të botës. Ashtu si Marilyn Monroe ose Che Guevara. Ky i fundit u vra ndërsa mbante në dorë orën “Marvin”.

 

Një anekdotë e vogël: Në kohën e Jugosllavisë, ora “Marvin” ishte një nga markat e vetme që ishte e lejuar të importohej.

Albinfo.ch: Marka e orës “Marvin” nuk shihet më aq shumë. Çfarë do të bëni për ta bërë sërish të njohur në Zvicër dhe në botë?

Për fat të keq, në vitin 2014 marka falimentoi dhe është shpëtuar dhe blerë nga një familje  e madhe kineze, e cila ka ruajtur shpirtin e historisë të kësaj ore zvicerane. Që nga falimentimi, ne kemi shumë klientë dhe sidomos distributorë anembanë botës, ndërsa prezantohemi  me dyqane në më shumë se katër vende. Por, besimi për këtë orë është tronditur paksa. Strategjia jonë është që të përqendrohemi sa më shumë në rrjetet sociale, Instagram dhe Facebook dhe, sidomos në e-komerc. Ky është synimi ynë për vitin 2018, sepse kështu është tendenca dhe komunikimi dixhital është bërë thelbësor në ditët e sotme.

Ne gjithashtu jemi rilidhur me kontaktet tona të mëhershme dhe dyer të reja janë hapur për “Marvin”. Ne jemi tani gati për të nënshkruar kontrata të reja me shpërndarësit në Lindjen e Mesme, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Albinfo.ch: Ju udhëtoni shumë?

Po, unë kam shumë udhëtime të planifikuara. Kjo me të vC3%ARretë është një shans për mua për të vizituar plot  vende, e veçanërisht për të mësuar kulturat e ndryshme të atyre vendeve.

Albinfo.ch: Kurse në rajonin e vendit tuaj të origjinës, a keni menduar për të promovuar markën tuaj? Nëse po,  me cilin qytet ju doni të filloni?

Po, sigurisht! Është vendi i parë në të cilin kam kërkuar për t’u kthyer që nga dita e parë që kam filluar në “Marvin”. Unë dua të vë markën tonë në Tiranë fillimisht, pastaj në Shkup dhe Prishtinë. Jam tashmë në diskutim dhe me të vërtetë shpresoj të shoh orën  e parë në  vitrinat  e kryeqytetit deri në fund të vitit 2018.

box
Marilyn Monroe dhe Che Guevara kanë bartur orë “Marvin”

Marka “Marvin” ka një histori të pabesueshme që nga viti 1850. Ajo është një kompani e themeluar nga dy burra të mëdhenj  të orëtarisë në La Chaux-de-Fonds, Marc dhe Emmanuel Didisheim. Orët ”Marvin” janë bartur nga ikonat më të mëdha të botës, si Marilyn Monroe ose Che Guevara. Ky i fundit u vra ndërsa mbante në dorë orën “Marvin”.