Lajme

Ajvari kosovar ASK-Foods, në vitrinat e çdo dyqani të SPAR-it në Zvicër

Prodhuesi njohur kosovar ASK-Foods është furnizuesi kryesor me ajvar Kosove në rreth 185 supermarkete të SPAR-it që operojnë në Zvicër

Ka filluar shitja e ajvarit kosovar në dyqanet e rrjetit të njohur ushqimor SPAR Supermarket në Zvicër.

Prodhuesi njohur kosovar ASK-Foods është furnizuesi kryesor me ajvar Kosove në rreth 185 supermarkete të SPAR-it që operojnë në Zvicër.

Një numër i konsiderueshëm i filialeve të SPAR-it drejtohen nga sipërmarrës të pavarur shqiptarë, të cilët operojnë në mënyrë autonome, të njohur si detailist të pavarur të SPAR-it që kanë ndikuar në rritjen e interesimit të konsumatorëve dhe vetë kreut të këtij rrjeti për produktet nga Kosova.

Merita të mëdha për futjen e ajvarit kosovar në supermarketet e SPAR-it, i ka përfaqësuesi i Sindikatës Tregtare të këtij rrjeti, detailisti Anton Gjergjaj, i cili drejton me sukses një filial të SPAR-it në Basel dhe është pronar i firmës importuese „Lumi GmbH“ që ofron produktet e ajvarit edhe përmes dyqanit online, kosova-shop.ch.

„Ka qenë dhe është dëshirë e imja që në mesin e shumë produkteve në supermarketet tona t’ju ofrojë klientëve tanë edhe produkte nga vendlindja ime, Kosova“, thotë Gjergjaj.

Kriteret për plasimin e ajvarit kosovar në tregun zviceran kanë qenë që ai të jetë vendor, i përpunuar në mënyrë organike dhe me shije të veçantë.

„Kam bindjen se me këtë cilësi të mirë, ajvari ASK Foods, i familjes Namoni nga Gjilani, do të zërë vendin e ajvarit më të preferuar në shtëpitë e zviceranëve“, thotë Gjergjaj,

Anton Gjergjaj i ka kërkuar prodhuesit të komapnisë ASK-Foods që speci të jetë 100% nga kosova, sepse kështu përkrahen bujqit kosovarë dhe bashkë me këtë hapen vende të reja pune për shumë gra amvise në Kosovë.

Kosova njihet për prodhimin e specit të kuq me cilësinë më të mirë në rajon

Sipërmarrësi Gjergjaj ka testuar ajvarin e kompanisë „ASK Foods“ në vitin 2015 në Zvicër dhe ka marrë vlerësimet më të mira për të.

Gjergjaj është i bindur se ky ajvar do të këtë një të ardhme të mirë në Zvicër, sepse është i një cilësie të lartë.

Sekreti i ajvarit ASK është toka e Kosovës. Plantacionet e bukura, tokat cilësore, rrjedhat natyrale të lumenjve dhe kultivimi i këtij produkti me shumë dashuri nga bujqit kosovarë.

„Kujdesi shumë i mirë në plantacione, vjelja me shumë kujdes, klasifikimi, përkushtimi profesional nga ekipi i prodhimtarisë në kompaninë tonë, është sekreti i Ajvarit ASK“, thotë drejtuesi Barlet Namoni.

Ajvari ASK përgatitet në mënyrën tradicionale të kosovës, tërësisht në mënyrë natyrale dhe me shije unikate, thonë prodhuesit. „Kjo është pritur shumë mirë nga kosumatorët zviceranë e sidomos te komuniteti vegjetarian dhe vegan“, vlerëson Gjergjaj.

Produktet organike, pa pesticide, por jo shumë të shtrenjta e të kapshmpe për xhepin e çdo qytetari, janë mjaftë të kërkuara në tregun zviceran.

„Përgatitja bëhet me shumë kujdes, në mënyrë tradicionale, pa përdor aditive, ngjyra apo aroma artificiale, është 100% natyral me recetë të gjyshes.“

Ajvari ASK është prodhim vendor ndër më të kërkuarit në tregun vendor dhe jashtë tij.

Në Kosovë janë afërsisht 1 mijë hektarë tokë ku kultivohet speci i kuq që sjell një rendiment me rreth 20 milion kilogramë brenda një viti, tregojnë prodhuesit e kompanisë ASK-Foods.

„Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me fermeret vendorë. Njëri ndër kriteret kryesore është trajtimi i specit të kuq gjatë kohës së zhvillimit në plantacione, klasifikimi si dhe vjelja e cila duhet te bëhet me shumë kujdes“.

ASK Foods, prodhon brenda një viti rreth 2 milion njësi ajvari nga speci i kuq i Kosovës.

„Ne kemi një ekip të veçantë në prodhim, i cili bën inspektimin në pranimin e specit të kuq“, tregojnë prodhuesit.

Sasia e cila eksportohet jashtë vendit arrin diku në 1.2 milion kavanozë.

Vendet në të cilat eksportohet ajvari kosovar, janë Zvicra, Gjermania, Suedia, Belgjika, Kroacia, Maqedonia, Serbia dhe SHBA.

Ajvarin kosovar mund ta bleni në të gjitha supermarketet SPAR-it në Zvicër, në raste kur nuk e gjeni, pyetni personelin e marketit për këtë produkt sepse ata mund ta porosisin nga qendra grumbulluese e SPAR-it në St.Gallen. http://www.spar.ch/spar-maerkte/

Ajvari i kompanisë ASK-Foods shpërndahet po ashtu edhe në shumicën e dyqaneve të vogla me produkte ballkanike përmes importuesit të Birrës së Pejës, Rexhë Berisha, i cili është përfaqësues i shpërndarjes së ajvarit kosovar nëpër etnomarkete me autorizimin e kompanisë „Lumi GmbH“.

Pa aditiv

Ajvari kosovar i kompanisë gjilanase ASK Foods përgatitet me shumë kujdes, në mënyrë tradicionale, pa përdorur aditive, ngjyra apo aroma artificiale, është 100% natyral me recetë të gjyshës. Ajvarin kosovar ju mund ta gjeni në të gjitha supermarketet e SPAR-it http://www.spar.ch/spar-maerkte/ dhe në shumë dyqane me produkte Ballkanike, por edhe përmes dyqanit online  http://kosova-shop.ch/