Feja

Akademi solemne për Nënë Terezën

Për të nderuar disa përvjetorë, ndër të cilët kryesori ai i 105 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, më 18 tetor në famullinë shqiptare “Nënë Tereza” në Stuttgart mbahet një akademi solemne me Don Lush Gjergjin.

Akademia mbahet edhe në shenjë të 50 vjetorit të themelimit të Misionit te Bamirësisë, 25 vjetorit  të themelimit të Shoqatës Bamirëse “Nënë Tereza”, në Prishtinë dhe 25 vjetorit të aksionit të pajtimit të gjaqeve në Kosovë.

Aktivitetit të akademisë i paraprin Mesha e Shenjtë të cilën do ta drejtojnë Don Lush Gjergji dhe P. Marjan Lorenci.

Nga ora 13. 30 fillon akademia solemne dhe promovimi i veprave të Don Lush Gjergjit që do të bëhet në ambientet e kishës, thuhet veç tjerash në një njoftim të këshillit organizativ.