Sport

Akil Gjakova mbetet pa medalje, humb në luftën për të bronztën

Në këtë kampionat, Kosova doli me dy të arta deri tash, me xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi

Akil Gjakova nuk ka arritur t’i sjellë Kosovës një tjetër medalje në xhudo nga Grand Prix i Hagës në Holandë.

Xhudisti kosovar u mposht në luftën për medaljen e bronztë nga gjermani Anthony Zing, që fitoi në kohën shtesë, pasi arriti të rrëzonte Gjakovën.

Gjakova garoi në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në këtë kampionat, Kosova doli me dy të arta deri tash, me xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.