Sport

Akil Gjakova, me shanse të mëdha për medaljen e artë në Tarragona

Në gjysmëfinale, Akil Gjakova e fitoi përballjen kundër egjiptianit, Mohamed Mojelldin, ndërkaq në finale do të takohet me turkun, Bilal Çillollu

Kosova e ka të sigurt edhe një medalje në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në “Tarragona” të Spanjës dhe janë sërish xhudistët që i sigurojnë medalje vendit tonë. Është xhudisti, Akil Gjakova, që ka arritur në finale në kategorinë deri në 73 kg.

Gjakova i nisi garat nga çerekfinalja, ku u takua me spanjollin Havier Ramirez, të cilin e mposhti me Ippon. Xhudisti nga Peja nuk u ndal dhe triumfoi edhe në gjysmëfinale për të siguruar finalen e madhe. Në gjysmëfinale, Akil Gjakova e fitoi përballjen kundër egjiptianit, Mohamed Mojelldin, ndërkaq në finale do të takohet me turkun, Bilal Çillollu.

Numri i medaljeve nga xhuditëst mund të shkojë në katër, pasi edhe Laura Fazliu do të ketë një duel në repesazh për medaljen e bronztë me serben, Jovana Obradoviq.

Deri më tani, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë arritur të fitojnë medalje të arta në Lojërat Mesdhetare.