Maqedonia

Aksident automobilistik, plagosen lehtë dy shtetas të Maqedonisë

Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik në Wartberg/Krems të Austrisë. Shoferi i automobilit që udhëtonte në drejtim të Grazit, duhet të ketë humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtësen anësore, shkruan media austriake “nachrichten.at”, përcjell albinfo.ch.

Përkundër që vetura është dëmtuar plotësisht, dy personat në bord kanë pësuar lëndime të lehta. Ata janë 73- dhe 25 vjeçari nga Maqedonia, të cilët u dërguan për kontroll në spitalin e Kirchdorf. Pas aksidentit rruga u bllokua për rreth një ore.