Shqipëria

Aksident i rëndë, vdes një gruaja shtatzënë në Fier

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në mesditë në rrugën Fier-Levan, ku ka mbetur e vdekur një Majlinda Troka, 27-vjeçe e cila ishte shtatzënë, ndërsa është lënduar një fëmijë tjetër.

Policia e Shqipërisë njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e njohur si “Liqeni”.

“Në datën 21.08.2018, ora 11:30 në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T. me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T., e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell albinfo.ch.

Paraprakisht dyshohet se shkak për përplasjen është bërë shpejtësia e madhe e mjeteve.