Shkurt.ch

Aksident me automjetin ushtarak, plagosen dy persona

17 ushtarakët tjerë në bord janë plagosur lehtë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7.30 të mëngjesit në vendin Jassbach, shkruan Departamenti për Mbrojtje dhe Sport (VBS).

Nga një aksident rrugor me një automjet ushtarak në Linden BE janë plagosur rëndë dy persona, shkruan srf.ch. Të dy janë dërguar me urgjencë në spital, njëri bile me Rega, përcjell albinfo.ch.

17 ushtarakët tjerë në bord janë plagosur lehtë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7.30 të mëngjesit në vendin Jassbach, shkruan Departamenti për Mbrojtje dhe Sport (VBS).

Kamioni me dy nënoficerë dhe 17 rekrutë ishte në udhëtim drejt stërvitjeve për qitje në Emmental. Akoma nuk dihet arsyeja se pse automjeti ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.