Kosova

Aksident në Suharekë, 5 të vdekur

Dy të rritur dhe tre fëmijë kanë humbur jetën në një aksident në Suharekë.

Pesë persona kanë vdekur në një aksident në fshatin Biraçë të Suharekës.

Policia e Kosovës ka thënë se në aksident kanë vdekur dy të rritur dhe tre fëmijë.

Vdekjet janë konfirmuar nga njësitet mjekësore në vendin e ngjarjes ndërsa është theksuar se aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një autobusi.