E-Diaspora

Aksident pune në Schlieren, humb jetën një person

Një aksident ka ndodhur në Schlieren ZH

Gjatë një aksidenti të punës në Schlieren ZH, paraditen e së premtes jetën e ka humbur një person. Atë e goditi korrenti elektrik.
Nga fundi i mëngjesit të sotëm, një aksident i punës ka ndodhur në objektin e një ndërmarrjeje ndërtimi në Schlieren ZH, njofton Albinfo.ch. Pak para orës dymbëdhjetë, një punëtor ka dashur të kontrollojë një makinë dhe për arsye të pashpjegueshme, u godit nga korrenti elektrik, raportojnë nga Policia Kantonale e Cyrihut.
Përkundër përpjekjes për ta reanimuar, punëtori 49-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia dhe prokuroria kanë filluar hetimet.