E-Diaspora

Aksident trafiku, lëndohen dy shqiptarë dhe një austriake 40 vjeçare

Kryqi i Kuq dërgoi një grua për kontroll mjekësor, ndërsa dy shqiptarët që ndodheshin në automjetin tjetër, 21 dhe 23 vjeç, u transportuan në spitalin e qytetit Schladming

Të shtunën në mbrëmje në Radstadt të Austrisë ka ndodhur një aksident mes dy veturave, ku si pasojë u plagosën tre persona. Një shofer nuk mundi të shmangte përplasjen, kur vetura që vinte në drejtim të kundërt, papritur manovroi në kthesë.

Në veturën e parë ndodhej një 40 vjeçare nga Radstadt, ndërsa shoferi nga Shqipëria papritur dhe pa shenjë mori kthesën për në rrugën në magjistralen B320. Aty ndodhi  përplasja dhe të tre personat në bord mbetën të plagosur.

Kryqi i Kuq dërgoi një grua për kontroll mjekësor, ndërsa dy shqiptarët që ndodheshin në automjetin tjetër, 21 dhe 23 vjeç, u transportuan në spitalin e qytetit Schladming. Hetimet vijojnë, por policia ka konstatuar se asnjëri nga shoferët nuk kishte alkool në gjak.