Jeta në Zvicër

Aksident trafiku, lëndohet zvicerani dhe shtetasi i Maqedonisë

Një zviceran (35) voziste në krahun e kundërt dhe u përplas me një veturë. Të tre personat në bord mbetën mesatarisht të lënduar, ndërsa vendi ku ndodhi aksidenti mbeti e bllokuar për automjetet rreth dy orë, shkruan AZ.

“Shkaktari kryesor i aksidentit është një 35 vjeçar zviceran, i cili të enjten, pak përpara orës 18 papritur doli në anën e kundër të rrugës në drejtim të Bremgarten. Aty, me hundain e tij u përplas me një Vë që vinte nga ana e kundërt,” përcjell albinfo.ch.

Në veturën VW ndodheshin 54 vjeçari nga Maqedonia dhe bashkëudhëtari i tij. Ata u sollën me ambulancë në spital.

Prokuroria e Muri-Bremgarten ka nisur hetimet. Deri tani 35 vjeçarit i është sekuestruar patenta e shoferit.