Bota

Aksident tragjik në Itali, humb jetën gruaja shqiptare lëndohet e bija 17 vjeçare

Aksident i rëndë në Itali, mes të aksidentuarve ka pasur edhe shqiptarë, një grua ka vdekur ndërsa vajza e saj ë lënduar

Një aksident me vdekjen e një gruaje shqiptare ka ndodhur këtë të hënë, rreth orës 16.00, në Piacenza të Italisë, raportojnë sot mediat lokale.

Një makine tip “Ford Fusion” dhe një furgon “Fiat Scudo” janë përplasur kokë më kokë.

Përplasja rezultoi fatale për një 45-vjeçare shqiptare, e cila mbeti e vdekur. Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur nga raportimet e mediave lokale.

E plagosur, por jo në gjendje të rëndë për jetën ka mbetur një 17-vjeçare që mendohet se është e bija dhe e cila ndodhej në një makinë me 45-vjeçaren, shkruan Albeu, përcjell Albinfo.ch.

Ndërsa drejtuesi i fugonit raportohet se nuk ka pësuar lëndime.

Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.