Shqipëria

Aksidentohet furgoni me nxënës, 10 të lënduar

Një furgon që transportonte nxënës është aksidentuar mëngjesin e së hënës në fshatin Vërzhezhë të Beratit.

Furgoni ka dalë nga rruga kur po çonte nxënësit e fshatrave Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, përcjell albinfo.ch.

Sipas informacioneve paraprake, janë lënduar dhjetë nxënës. Katër prej tyre, të gjithë 17-vjeçarë, janë dërguar në Spitalin e Beratit. Ndërsa një vajzë 18-vjeçare po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Të lënduar lehtë janë edhe pesë nxënës të tjerë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin e Skraparit, raporton TCH.

Mësohet se në furgon udhëtonin rreth 25 nxënës.