Shkurt.ch

Aksidentohet kamioni, policia kërkon dëshmitarë

Për shkak se arsyet e aksidentit janë akoma të panjohur, policia kantoniale e Winterthurit kërkon ndihmë nga dëshmitarët. Rruga mbeti për disa orë e mbyllur për qarkullim pasi policia kreu inspektimet.

Pak përpara orës 15:30 (e premte) një kamion ishte duke vozitur në rrugën Dättnauerstrasse në drejtim të Dättnau të rrethinës Winterthur në Zvicër, shkruan zueriost.ch. Deri tani për arsye akoma të panjohura ai mori kthesën e kundërt dhe u rrotullua. Automjeti pësoi dëmtime të shumta, ndërsa fatmirësisht 37 vjeçari nga Maqedonia, i cili ishte edhe shoferi, mbeti i paplagosur.

Policia kërkon dëshmitarë

Për shkak se arsyet e aksidentit janë akoma të panjohur, policia kantoniale e Winterthurit kërkon ndihmë nga dëshmitarët. Rruga mbeti për disa orë e mbyllur për qarkullim pasi policia kreu inspektimet.

Dëshmitarët mund të telefonojnë policinë në numrin 052 267 51 52.