Jeta në Zvicër

Aksidentohet shoferi nga Maqedonia, nuk lëndohet askush

Një 25 vjeçar nga Maqedonia është aksidentuar rëndë në natën e së dielës në autobanin A1, shkruan “Aargauer Zeitung”.

Fatmirësisht nuk është lënduar askush. 25 vjeçari me BMW e tij u aksidentua pak pas orës 1.30 ku dëmtime pati në pjesën e pasme të veturës. Dëmet e përgjithshme nga aksidenti llogariten në 50 mijë franga.