Kosova

Aktakuzë për vrasje për L.R. nga Suhareka

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit L.R., i cili dyshohet për veprën penale vrasje në tentativë si dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve, përcjell albinfo.ch.

Sipas aktakuzës L.R. më 01.09.2017 në Suharekë, në rrugën ,,Reqani”, pas një konflikti me tani të dëmtuarin F.M., me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta atë por si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shokut të tyre A.M., i cili arrin t’ia kap dorën ku e kishte armën e zjarrit i akuzuari nuk arrin ta godas asnjëherë të dëmtuarin.

Me këto veprime L.R. ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së, dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KP-së.