Maqedonia

Aktivistët e mjedisit kërkojnë që të ndërprehen punimet në Vodno të Maqedonisë

Gazsjellësi i cili po ndërtohet në Vodno të Maqedonisë, ka bërë që eko- aktivistët të kundërshtojnë ndërtimin.

Sipas mediave maqedonase, eko- aktivistët kanë kërkuar që të largohen ekskavatorët nga Vodno për ndërtimin e gzasjellësit, i cili kalon përmes Vodnos dhe vazhdon për në Tetovë dhe Gostivar.

Grupi “E dua Vodnon” kanë kërkuar që ndërpriten punimet pasi që po shkatërrohet pylli.

Sipas tyre, duhet bërë studim të ri për ndikimin në mjedisin jetësor, si dhe të përzgjidhet trase e re.

Zëvendëskryeministri Koço Angjushev kishte paralajmëruar ndryshimin e trasesë gjatë shqyrtimit të terrenit muajin e kaluar.

Qeveria maqedonase ka thënë se janë në rrjedhë të aktiviteteteve përgatitore për riprojektimin e trasesë, ndërsa do të ndërtohet vetëm nëpër pjesët në të cilat nuk është parashikuar të ketë pyll.

Ndryshe, për ndërtimin e gazsjellësit në Vodno do të duhet të priten 1400 metra kub dru, e në vend se 25 metra, traseja duhet të jetë e gjerë 10 metra.