CH-Ballkani

Aktivitet tërëditor mbi kulturën dhe historinë shqiptare

Sot në Gjenevë, në organizim të Universitetit Popullor Shqiptar në partneritet me seksionin e arkeologjisë klasike të Universitetit të Gjenevës, magazinës OCEAN71 dhe Ambasadës së Shqipërisë në Bernë mbahet një aktivitet i rëndësishëm mbi kulturën dhe historinë e Shqipërisë.

Aktiviteti është i shtrirë brenda gjithë ditës. Nga ora 12 deri në orën 22 do të qëndrojë e hapur ekspozita e fotografive me titull “Ekspeditë në të panjohurën”. Ndërsa më vonë jepet një projeksion filmik i titulluar “Sekretet e vendit të shqiponjave të zeza”.

Nga ora 17 deri në orën 19 mbahet tryeza e rrumbullakët mbi historinë dhe kulturën shqiptare e titulluar “Perspektivat në Shqipëri”. Do të marrin pjesë: ambasadori i Shqipërisë në Zvicër shkëlqesia e tij Ilir Gjoni, ish ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Francois Cousin, politikani dhe nënkryetari i platformës albinfo.ch Leonard Bender, përgjegjësi për arsim Roberrt Perroulaz, drejtori akademik, profesori Alexandre Lambert, profesori në Universitetin e Gjenevës Gabriel Aubert dhe Gionta Consagra.

Në përmbyllje do të ketë një apero me ushqime dhe muzikë shqiptare. Do të këndojë Mimoza Nazarko ndërsa Ermira Zyrakja-Lefort do të interpretojë me piano dhe Edmond Basha me violë.

Albinfo.ch është partner medial i këtij aktiviteti.

Adresa:

UniDufour, salle U300

Rue Général-Dufour 24

1204 Genève